
Përfaqësues të institucioneve dhe politikës në Luginën e Preshevës kanë zhvilluar një protestë masive, në shenjë reagimi ndaj arrestimeve të tetë shqiptareve një ditë më parë në Bujanoc. "Bujanocin do ta ruajmë ", "Bujanoci është Kosovë Lindore", "Liri shqiptarëve të Luginës", "Poshtë regjimi i pasardhësve të Millosheviçit". Ishin këto disa nga prej sloganeve dhe thirrjeve që u dëgjuan eu panë në protestë në sheshin "Skenderbe"të Bujanocit, e cila kaloi pa incidente. Përfaqësuesit institucionalë dhe politikë të Luginës së Preshevës e kanë dënuar aktin e ulët të qeverisë së Serbisë. Sipas tyre, arrestimet kanë për qëllim krijimin e pasigurisë, panikut dhe zbrazjen e luginës nga shqiptarët. Pas ketyre arrestimeve, ministri i Brendshem serb Ivica Daçiç theksoi se ka prova qe te arrestuarit, mes te cileve edhe nje perkthyes i OSBE-se, kane kryer krime lufte. Ndërkohë, ndaj arrestimeve ka reaguar sërish qeveria shqiptare, përmes një komunikate në faqen e saj zyrtare. Tirana zyrtare dënon me ashpërsi arrestimet, keqtrajtimet, bastisjet e shqiptarëve nga siç thuhet, fallangat serbe në Luginën e Preshevës, ditën e heshtjes elektorale, si një akt terrori policesk, me qëllime të ulëta politike. Ajo u bën thirrje shqiptarëve në të tri komunat të marrin pjesë masive në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim dhe të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar nga autoritet e Beogradit. Representatives of institutions and policy in the Presevo Valley have <b>...</b>
Vizion Plus
talk
analysis
story
Albania
kosovo
protests
interview
news
politics
ultimate
commentary
educational
Talking
Recording