Vdekja qe erdhi nga miniera

Rreth 40 minuta nga qyteti i Kuksit, diku ne nje pllaje maje mes maleve shtrihet Nimca. Makina nuk shkon deri ne fshat, rruga e vetme eshte nje rrepire e ngushte qe ne gjuhen popullore mund te cilesohet si nje shteg ku kalojne vetem dhite. Minierat e Nimces u hapen diku ne mesin e viteve 70 nga sistemi i kohes per te nxjerre uranium. Por pas kerkimeve dhe testimeve rezultoi se sasia e tij nuk ishte e mjaftueshme per te vijuar punen me tej. Ne pjesen me te madhe uraniumi ishte i perziere me nje tjeter lende helmuese plumbin. Qe atehere kur punimet u braktisen e deri me sot askush nuk u kujtua me per Nimcen, fshatin qe paguan me jete pasojat e radioaktivitetit dhe helmit te plumbit. Nga me shume se 100 minatore qe kane punuar ne minierat e Nimces, tashme shumica kane vdekur. Asnje nuk mund te thote me saktesi pasojat e verteta te semundjes qe u ka marre jeten, por fakt mbetet qe askush prej tyre nuk ka kaluar 55 vitet. Kush ka punuar thuajse te gjithe kane vdekur. Nuk jeton me kush. Ata qe kane punuar mund te jene edhe 3 4 veta. Te gjithe shkojne deri ne 50 vjec, 55 nuk i kapin, rrefehet nje banor i zones. Kam kusheririn tim qe para dy muajsh ka vdekur. Madje nuk i ka bere dy muaj, ka 50 dite. Shumica e njerezve qe kane vdekur ketu ka qene nga semundje kanceroze, tregon nje tjeter. Shume minatore kane humbur edhe femijet e tyre, pjesa me e madhe e te cileve kane rezultuar pas lindjes me te meta mendore. Uraniumi dhe plumbi mund te mos kene qene ne sasi te medha, por kane <b>...</b>

