
Ejani bije dhe bija te Djelmnise ta ringjallim perseri jeten dhe ta ndezim gazin ne votrat e te parve tane ne Dukagjin, aty ku andrrat na çojne çdo nate, ne ato ograje ma te bukura se bukuria, aty ku zanat thurin legjendat, aty ku dielli s'iken kurre, ku krojet jane shtue nga perlotja e atdheut e ku bjeshket jane te pafundme, aty ku shqiponja ka folen dhe rrit zogun e saje. Aty shoke dhe miq ku muret po rrezohen dhe therrat po zan dyert e kullave, aty ku bujaria dhe besa ishin mbi qelle, aty ku buka eshte flori dhe krypa mjalte, aty ku zotit i therrasim ne dere dhe ai na thote mirse te ka pru kjo nate e madhe. Ejani shoke dhe miq, ejani motra dhe vllazen e te japim doren tokes tone, tja falim mundin maleve dhe fushave ku u rritem, te ja puthim ylberin qellit se edhe vete qelli e toka ne ate vend jane te tonat dhe ska gja qe na i ndale veç gurbetit te shkrete qe na perpiu si ortegu i bores. Ejani Ejani noshta s'eshte vone. 25 Qershor 2011.
Dukagjin
25
Qershor
2011
lekegilaj