
Aleanca Kuq e Zi me aktivitete të ndryshme ka shënuar Festën e 28 Nëntorit në Kosovë, gjithashtu ka mbajtur një tubim para anëtarëve të vet, ku ka shpalosur edhe sloganin "Bac, do e kryejmë kuq e zi". Në këtë takim nuk kanë munguar as kritikat ndaj pushtetarëve, të cilët sipas Aleancës Kuq e Zi kanë vendosur interesat e xhepave dhe partive të tyre, mbi atë të kombit shqiptar. Salla e Kinos "ABC' ishte e vogël t'i zinte anëtarët e Aleancës Kuq e Zi, të cilët kishin ardhur nga Shqipërisë, Maqedonia e viset e tjera shqiptare. Lideri i kësaj aleance, Kreshnik Spahiu para të pranishmëve ka thënë se kur ka marr rrugëtimin nga Vlora para dy dite, i janë sjellë shumë mendime nëpër kokë, ndërsa ka treguar një histori të tij, kur ishte 10 vjeç babi i tij kishte marr rrugën drejt Kosovës. Gjatë rrëfimit të tij, ai nuk mundi t'u përmbahej lotëve dhe ripërsëriti mëndimin që askush nuk mund të ndajë një familje, një komb, siç është kombi shqiptar. "Babi gjithnjë më fliste për atdheun e tij Prizrenin, për kujtimet e tij, ishte i mbushur me lotë për faktin se nuk mund të kalonim kufirin. Rrugëtimi, i cili u ndal në kufirin e Morinës nga ushtarët serb me simbole të sllavizmit dhe perandorisë së lindjes, të cilët me dekada u munduan të mbajnë të ndarë, u munduan të mbajnë të ndarë një familje, një komunitet, një komb, nuk mund të mbajnë kurrë një familje as me simbole, as me koncepte, as me idetë e dy shteteve, sepse sot shqiptarët vërtet jetojnë në shtatë shtete dhe ata kanë dy shtete <b>...</b>
kosovo
alenaca
kuq
zi
albania
shqip
shqiperia
pavarsia
Gazeta Shqip