Recitim i poezise "Dremit Liqeri" nga Lasgush Poradeci

Recitim i poezise Dremit Liqeri, shkruar nga Lasgush Poradeci DREMIT LIQERI Mi zall te pyllit vjeshtarak Dremit liqeri pa kufi, Ai ndaj fundesh u perflak Posi me zjarr e me flori. Posi me flake-u ndez e kroj, E vetetiti plot magji, E yll` i dites perendoj Ne qetesi dhe dashuri. Tashti po shuhet nene mal Qytet`i ngrysur ne te zi, Po ndizen yjte dal-nga-dal Plot bukuri! Plot fshehtesi! Ne kete cas perendimor, Ndaj po me dehen syte-.e mi, Kuptoj si shpirtin vjershetor Ma frymezon nje mall i ri. [SHQIP] Lasgush Poradeci lindi ne Pogradec ne 27 Dhjetor, 1899 me emrin Llazar Sotir Gusho. Ai eshte nje nga poetet dhe shkrimtaret me te njohur te Shqiperise. Lasgush Poradeci studioi ne Liceun e Leonit, ne Athine te Greqise dhe me pas ne Shkollen Kombetare te Arteve ne Bukuresht, Rumani. Pas diplomimit ne 1933 ai u kthye ne Shqiperi, dhe dha mesim ne Tirane, duke u marre njekoheshit me perkthime te Shtepise se Botimit Naim Frasheri. Nga shkrimet me te famshme te Poradecit dallohen: "Vallja e Yjeve" dhe "Ylli i Zemres" etj. Vdiq ne Tirane ne vitin 1987. Lasgush Poradeci konsiderohet si shkrimtari i fundit i periudhes Romantike ne Shqiperi. [ENGLISH] Lasgush Poradeci was born in Pogradec, Albania on December 27, 1899 with the name Llazar Sotir Gusho. He is one of Albania's most renowned poets and writers. He studied in the Licee Leonin in Athens, Greece and later in the National School of Arts in Bucharest, Rumania. After his graduation in 1933 he returned to Albania to teach in the <b>...</b>
recitim vjershe poezi shqip letersi lasgush poradeci llazar sotir gusho dremit liqeri liqeni lexim shqiptar shqiperia shqipetare shqiptare Albania Albanian writing poetry recitation literature reading show movie film poem word spoken permetarka permetarka1 permetarka2 permetarka3 permetarka4
SYT' E TU VETËTIMTARËT -Lasgush Poradeci-

Syt' e tu, vetëtimtarët, i mbulon pluhur i zi. Syt' e tu vetëtimtarët ndezin yj mi vala detesh. Me vështrim të perënduar, kaq hirplote ti më mbetesh Si t'i fsheh qipall' e rëndë të paçmuarat stoli. Kur i pash' oh! në nat' helmi, hën' e largë-ish derdhur n' ar. Kur i pashë në nat' helmi, ar i derdhur m'u bë zija: M'u bë gas ndaj fërfëllonte vgjeri-i shent' hijen e tija: Mi shtrat flete sapo shtruar... na shij qjelli zilitar... Syt' e tu - enigm'e kohës; syt' e tu - çudi pa çmim; Syt' e tu - çkëlqim gazmuar i skëterrës dhemshurishte. Kish durim yll' i zhuritur, yll me zjarr durimi kishte, Që krijoj kaq dritë djelli, që mbaroj kaq dëshërim. Syt' e tu, vetëtimtarët, sillen qark gjeratorisht. Syt' e tu vetëtimtarët ëndërojnë-aq të qetuar. Ndaj shtron hijen vgjeri -i shentë kur i putha-i llaftaruar, Syt' e tu vetëtimtarët buzëqeshnë dhemshurisht.
Lasgush Poradeci - fragment audio & video

Fragment video dhe audio i personalitetit te letrave dhe poezise shqipe, Llazar Gusho, i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci, i graduar nga Universiteti i Gracit si Profesor Doktor. - Ndalohet kopjimi! - Te drejtat e rezervuara!
lasgush poradeci llazar gusho pogradeci albania shqiperia tirana niko kotherja letersia shqipe ARKIVKORCE
Dora jote ledhatarja-Lasgush Poradeci

Dora jote ledhatarja, ësht' e zbetë si qiri. Dora jote ledhatarja lëshon dritën e dëborës. Kur t'a ndjeu magjinë-e pastër që të shtrydheshe prej dorës, Shpirti im i frymëzuar rëgëtiu në llaftari. Se me lëndë magjistare u pat bërë tul' i saj; Tul' i saj u pat gatuar me vaj ere-e brumë dylli; I dha hëna pah të ndezur, pluhur t' artë-i fali ylli, E kështu m'u duk hirplote - haj! o dor' e vashës, haj! Në vështrim të dorës s'ate ç'pat, o! balli që m'u vdar? Ç'pat qëpall' e përlotur q' i ra pika tatëpjetë? - Dor' e bryll' e vashës s'ime, dor' e paqme, dor' e zbetë, Vetëtiu me prush magjije e më bëri mendimtar. Dora jote që më dhimset, dora jote që më çik; Dora jote që më shtrihet sipër tëmblave gjumashe; Dora jote: zemra jote që t'u nda më pesë fashe... Dh' u bë dorë të më ndali ndaj dyshoj se mos i ik.
Ku vemi shpesh -Lasgush Poradeci-

Në zemër t'ënde vetëm unë, Në zemër t'ime vetëm ti, Dhe jashtë bota fjalëtare, Dhe jashtë syri plot zili. Dh' ashtu filluam përngahera Një vetësi plot ëmbëlsi, Të mos na shohë syr' i botës, Mos na zemrosh, moj njerëzi. Dhe ikm' e ikmë gjith-më-largë, Dyke kërkuar pak liri, Që me t'u ndezur flak' e ditës, Gjer më të mugëtit të zi; Gjer në mesnatë-e pasmesnatë, Oh! e pangopur arrati! Un' hijerënd' e mvrerësuar, Ti buzëndritur në stoli. Nër ato male shtat-mëdhaja, Nër ata pyj me fshehtësi, N' ato mburima lozonjare, N' ata shkëmbënj plot llaftari; Ku fryn një erë pastërtije, E vetëtin një bukuri, E ritet malli posi deti, E ndizet zemëra në gji; Ku nuku duket asnjeri, Ku vemi shpesh veç un' e ti Ku djeg si zjarr, moj dashuri! Ku ndrin si yll, moj perëndi!
DREMIT LIQERI-Lasgush Poradeci

Mi zall të pyllit vjeshtarak Dremit liqeri pa kufi, Ay ndaj fundesh u përflak Posi me zjarr e me flori. Posi me flakë-u ndes e kroj, E vetëtiti plot magji, E yll'i ditës perëndoj Në qetësi dhe dashuri Tashi po shuhet nënë mal Qytet' i ngrysur në të zi. Po ndizen yjtë dal-nga-dal Plot bukuri! plot fshehtësi! Në këtë ças perëndimor, Ndaj po më dehën sytë-e-mi, Kuptoj si shpirtin vjershëtor M'a frymëzon nja mall i ri.
Emora shoqëzën përkrah-Lasgush Poradeci

Emora shoqëzën përkrah, E matmë rrugën ca-nga-ca, Sikur na ndillte larg diçka. Pa zuri dita perëndoj, Pa zuri nata na mbuloj, Pa zura shoqen t'a pushtoj. Përse buçet liqer i qet! Liqer, ti ç'thua ndaj buçet! Çfar pe, liqer mi zall të shkret? E vëndin kur e sjell nërmënd, Kur sjell nërmënd ah! atë vënd, As rroj, as vdes, po jam pa mënd.
Recitim - Vdekja e Nositit - Lasgush Poradeci

Recitim i poezise Vdekja e Nositit e shkruar nga Lasgush Poradeci. Attribution: Background photo is under a Creative Commons License, By parrs41 [CC-BY-SA-2.0 (www.creativecommons.org/licenses/by-sa/2.0)], via Wikimedia Commons Retrieved from commons.wikimedia.org on December 21, 2011.
lasgush poradeci vdekja nositit albanian poetry poezi shqip letersi literature classics shkolla gjuha shqipe liqeri shqiperia poem permetarka
GREMINA-LASGUSH PORADECI

Ti sot as qesh as qan, Ri larg e qetë. Në shpirtin t'ënd ti mban Një faj për jetë. Një dashuri me gas, Siç fryri era, E zure shpejt në ças, E le përhera. U ngrove-ashtu sa mund, As shumë-as pakë, S'të ndriu përdrejt në fund E bardha flakë: Më ndriu e griu e shkriu Ah mua zjarri! U mvarrësh un'i ziu Mi buzë varri! E nuk më dhemb aspak Një vdekje-e gjallë, Ndaj qava lot me gjak, Si në përallë; Ndaj hoqa rëndë-ashtu, Gjer në greminë, Llaftarën që më zu Për dashurinë; Për dashurinë-o Zot, Që shemb një burrë, Që s'e pat ndjerë dot Gruaja kurrë; Që lind e ndritur krejt, Bukuriplote! Me dritën drejt-për-drejt Nga drita jote! Që qesh e qan e zjen, E s'jep të qetë, E zjen e bren e shfren, E s'vdes përjetë.
AURORA-Lasgush Poradeci

Come anima opressa in seno, si chiuse il lago fra i monti. Riflessa giu nel fondo lenta la notte vien meno. Le vedo negli occhi grandi il palpito moribondo, gli occhi che s'innazzurran del cielo son gli occhi stanchi. Eccola! tremola alle soglie! Svapora dall'acqua fonda. Come perla di zucchero l'ultima stella si scioglie. E arriva! Il lago indora come une baleno. Dall' onda il piccolo d'un cigno sorge nunzio all'aurora!
Letrekembim-Lasgush Poradeci

Ti qan që larg se vate dashurija? Vate-e mbaroj e më s'i mbet as hija, E na pa pàs po zinë-e dhemshurinë? Zi-dhemshuri! që m'i merr mënt'e mija! Zi-dhemshuri, s'm'a merr dot fshehtësinë! E nuk m'a ndal një yll që m'u pat shuar, E nuk m'a ndal rrufe që pat dërmuar, As ata sy që vanë-e më nuk ardhë: S'm'a ndalni dot ah! dhembjen e treruar Të bëhet zjarr e flakë-e dritë-e bardhë!
Lasgush Poradeci - VDEKJA E NOSITIT

Me zjarr ju flas..., me zjarr... Në gjirin t'im kam hapur varr... Që t'i jap shpresë-edhe t'j-a marr... Un' ik liqerit zemërak Fatlum dh' i pastër si zëmbak, Po zemra ime kullon gjak: Se vijnë-urtuar zoqtë-e mi, Dh' u jap ushqim me dashuri- Një dashuri për llaftari: Pa nis ah! gjirin t'a godas..., Dh' e hap ah! gjirin më një ças..., Dh' i ngij ah! zoqtë-e vdes me gas!... Ahere-helmohet e buçet Pas mallit t'im liqeri-i shkret, E rit tallazin posi det. Ay e tund, ay e shkund, Ay e hap sa me të mund, Gjer mun në gjit, gjer mun në fund. E shpirtin dyke m'a përcjellë, Më thotë-ah shih sesà 'sht' i fellë Ky gjir' i em që të pat pjellë... ... Me zjarr ju flas, me zjarr. NOSITI = PELIKANI Pelikani është një zog që jeton në Evropën Lindore etj dhe ushqehet me peshk. Që nga mesjeta ka një kuptim të rëndësishëm alegorik. Pelicani ka nje sqep te kethyer dhe kur te vegjelit e tij jane te uritur dhe ai nuk ka kapur dot peshk sepse liqeni ka dallge, me sqepin e tij can gjoksin (ku ka nje qese qe e mbush me peshk) për të ushqyer me peshqit të vegjëlit e tij, ata shpetojne dhe ai vdes. Pra, pelikani eshte një simbol i vetëmohimit me të cilat ata e duan fëmijët e tyre. Kjo sakrifice eshte e denjeshme vetem per racen njerezore prandaj ai thote VDEKJA E NOSITIT Ne kete poezi Lasgushi ka dashur te tregoje sakrificen e jetes ne altarin e saj. Pelikani ketu eshte POETI i cili me sakrifica te medha ben artin e tij, dhe pastaj ate art (ushqim) e marrin lexonjesit dhe POETI vdes.
DROP OF MY TEARS - PIKE E LOTEVE TE MIA. LIRIO NUSHI

Music by LIRIO NUSHI. Text: LASGUSH PORADECI. Me vargje te zgjedhura nga poeteka e Poetit te Madh Shqiptar Lasgush PORADECI. Dedikuar Shpirtit te Tij Hyjnor dhe Vajzes se tij znj. Marie GUSHO. NDIHMUAN: PIANO: Nicholas Exarchos GUITAR: Arian Gjici VIOLIN: Genti Papa CONTRABASS: Chlement Markou FLUTE: Anna-Mailinda Spiro ACCORDION: Bibi Selmani CLARINET: Ledina Jorganxhi Orchestration by Chlement Markou Mastering: Mihalis Nicholoudis Recording and mixing took place at Aeolia Recording Studio in Athens-Greece. Engineer: Themis Nicholoudis. Mixing by Mihalis Nicholoudis. Kjo kenge eshte pjese e Albumit "ARBERESHE SONGS" realizuar ne Athine ne vitin 2002, ne bashkepunim me MBI & EOLIA, Vleresuar me Dy Diploma Nderkombetare, Propaganduar nga BBC WORLD RADIO, TA NEA, ELEFTEROTIPIA...ect WWW.LIRIONUSHI.COM With selected verses from the Albanan poet Lasgush Poradeci.Dedicated to His Divine Spirit, and his Daughter, Marie Gusho. This song is part of the "Arbëreshe SONGS CD" Conducted in Athens-2002.Graduated at Two International Honors, Advertise by the BBC WORLD RADIO, TA NEA, ELEFTEROTIPIA ... ect. TEXT by LASGUSH PORADECI Ne kuvenden e perzjere Pate pyetur mik i ngrate C'pune bej, e ku kam lere Ne kam Nene, e ne kam At Varg e varg me pergjerata Para sysh me vene e vijne Sec mu ndrit ky lot qe pata Miq-o kimani ziline Kur ateher dot nuk munda Te pergjigjem me nje cast Pasi vone ta mata shtatin Kam vendosur te te flas Me pat lindur vend i Zotit E bej punen e njeriut E per prind <b>...</b>
world music Lirio Nushi Albania lasgush poradeci pogradeci poet shqiperia marie gusho albanian LIRIONUSHI
Reshat Arbana - Te dua baltë shqiptare - nga Mitrush Kuteli

Dhimitër Pasko i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec, ndërsa vdiq më 4 maj 1967 në Tiranë. Ka qenë shkrimtar, përkthyes dhe ekonomist shqiptar nga Shqipëria. Shkroi nën pseudonimet Mitrush Kuteli, Izedin Jashar Kutrulia dhe Dr. Pas. Studimet e mesme i kreu në Selanik, kurse të lartat në Bukuresht, ku më 1934 mori titullin "Doktor i shkencave ekonomike". Më 1942 u kthye në atdhe, ku punoi në fillim si ekonomist dhe më vonë e derisa ndërroi jetë, si përkthyes. Mitrush Kuteli është njëri prej prozatorëve më të shquar të letërsisë sonë, ushqyer që në fëmijëri me legjendat dhe baladat e Jugut, sidomos me ato të malësisë së Pogradecit, qytetit të lindjes së tij. Duke njohur thellë edhe letërsinë botërore, ai arriti të krijojë një prozë realiste origjinale, të fuqishme, me një fantazi të jashtëzakonshme. Vepra e tij ishte e ndaluar apo gjysmë e ndaluar dhe su botua e plotë deri në vitin nëntëdhjetë, kurse në faza të ndryshme kohe as u mësua e as u fol për të. Ky, në të vërtetë, është fati i shkrimtarit i cili nuk iu përshtat asnjërit nga dy sistemet e Shqipërisë: Monarkisë e Komunizmit. Po dhe të dy sistemet nuk e duruan atë si njeri të kulturës e të fjalës së lirë Libri i Kutelit Sulm e lotë përmban Poemin kosovar dhe Poemin e Shëndaumit si dhe dy lirika: Balta shqipëtare e Po të vdes në dhé të huaj. E pazakonshmja është se libri nënshkruhet me tre emra: Izedin Jashar Kutrulija, Mitrush Kuteli e Dr. Pas, që të tretë pseudonime të Dhimitër <b>...</b>
vllavrasje kanuni leke dukagjini reshat arbana ali asllani zoti perendija hakmarrja jo vrasje jetime ndalet muzika kenga shuhet jeta dashuria gezimi hidherimi jetimet te. rinjet ilir shaqiri korab shaqiri mergimtari zhgenjimi shkuan vitet 12 vite pavaresia independence Unabhängigkeit Kosovo Kosova Prishtina Shqipe e re 2009 albanische musik albanian musik at gjergj fishta adem jashari trojet enike tuna geti meda BARACK OBAMA FOR CHANGE THE MILLION DOLLAR BILL rap muhametsahiti
Pogradec - Shqiperia Ime - Top Channel Albania

Pogradec is a city in southeastern Albania, situated on the shores of Ohrid lake. It is the capital of the District of Pogradec, in the County of Korçë, located at 40.87°N and 20.70°E with a population of around 30000 (2005 est). The total area of the district is 725 km². Pogradec alone occupies about 15 km². This city is surrounded by hills on the southern and western side. The lake is in the eastern and northern side of the city. The highway linking to Tirana, Elbasan and Korçë passes through the city. It is located SE of Elbasan, SW of Ohrid in the Republic of Macedonia, N of Korçë and NW of Florina in Greece. The name of the town comes from the South Slavic languages: Pogradec = Po(d) (under) and Gradec (little town) and means literally "Under the little town". It was known as İstarova or İstarye during Ottoman rule and was bounded to as kaza center in Görice Sanjak of Manastır Vilayet before Balkan Wars. The shores of Lake Lychnidus were inhabited as early as (6000-2000 BC).Lake Ohrid is one of the locations for the Illyrian tribe of the Encheleans that is near Pogradec.The area in the antiquity was at the borderbetween Chaonia and Illyria. This is one of the locations that the Illyrians had started copying the styles of the Macedonians. Drilon, the name of the river that flows into the lake near Tushemisht, is mentioned in early texts of antiquity. The hill overlooking Pogradec is the site of old castle ruins dating back to 5th century Pogradec throughout the <b>...</b>
ornela islami pogradec albania Gentian Zeka Vangjo Vasili Lasgush Poradeci Top Channel
Balkan Film Food Festival - Trailer

Pogradec, Albania. August 29 - September 4 2011 Director of the Festival. Eno Milkani Coordinator. Gerta Pjetri Shoot/Edit Elton Baxhaku
festival trailer live food international new cooking kitchen recipe restaurant recipes bank culinary meat official cinema Pogradec Albania Shqiperi Liqeni Oher Lasgush Kacurrelja Notleukaxhab
Ethnic Albania - Shqiperia Etnike (Shqiperi o Nena Ime)

Bashkimi i gjithe trevave Shqiptare eshte e vetmja alternative!
shqiperia shqip albania shqipe kosova cameria ulqin dibra struga tirana shkoder berat liria eagle shqiperi nena ime kreshnik qato adem jashari nene tereza skenderbeu faik konica gjergj fishta ndre mjeda migjeni lasgush poradeci tetova mitrovica TR 1920
Suprize e fuqishme-Johan Volfgang Gete

Shperthen me vrull qe lart permbi gremine Dhe shikon drejt detit lumi i shkumezuar E kqyrin brigjet duke u pasqyruar Po ai s'ndal e zbret neper lugine Veç ne nje çast demonerisht rrezohet E ndjekin mal e pyll me votromete (shtjelle ere, stuhie) Dhe mbushet ore, çast me gezim jete Duke e shtrenguar lumin te ngushtohet Shkon vala praptas, ngrihet qe nga shtrati Dhe e fryre, e eger, gumezhin perpjete Iu ndal drejtimi e s'vete dot tek ai Ajo ben pellg, ben nje liqen te qete Ia ndritin fundin yjet plot hare Ndaj rreh me vrull mbi shkemb nje jete e re perkthyer nga Lasgush Poradeci
Suprize e fuqishme Johan Volfgang Gete ila&ili Ms November 28
Meri Morison - Robert Berns

Perktheu Lasgush Poradeci O Meri , eja ne dritare, Eshte ora jone e deshiruar, C'kushtojne mijra thesare Perpara syve te adhuruar ! Mundim te madh do te duroja, Si skllavi qe duron i strukur, Kur zemren tende te fitoja, Moj Meri Morison e bukur ! Dje me muzike e me vjoli, Nder djem e vajza kercimtare, Mendimi im me shkoi tek ti, Une isha atje, por s'njeja fare. Kish fort te bukura nder to, Kish plot me nur sa s'behet me, Po une thashe " Nuk ka , jo, si Meri Morison asnje!" O Meri , do ti ta mundosh ate qe zbret per ty ne varr? Do shpirt e zemer t'i coptosh Per fajin se te do me zjarr ? Nese s'me pranon si dashuror, Trego per mua pak meshire, Ti s'mund te kesh nje shpirt mizor, Moj Meri Morison e mire...
Vasil Tole - Ç'u mbush mali

Vasil Tole - Ç'u mbush mali, korale, poezia Lasgush Poradeci, interpreton kori i Prishtines, Kosove, dirigjent Rafet RUDI
VASIL S. TOLE albanian composers vaso tole symphonic albanian Dudizmi
Poezi nga poetet: Poradeci, Kuteli, Esenini, Seitllari dhe Pojanaku

Idea & Skenari Nadire Buzo Kamera Arjan Negro Realizoi Studio Negro Materialet poetik nga poetet Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Esenini, Liri Seitllari, Dhimiter Pojanaku












