
Muhadithi Abdulkadër Arnauti. Ky dijetar shqiptar, me emrin Kadri Sokoli u lind në fshatin Vrellë në afërsi të Istogut (Kosovë) në vitin 1927. Qysh si fëmijë i vogël tre vjeçar, së bashku me familjen e vet shpërngulet në Damask (Shami i atëhershëm). Në Damask vijon shkollën fillore. Në këtë shkollë e njohur me emrin Medresetu Is'af El Hajri, mësimet e para i merr para mësuesit të tij Subhi El Attar tek i cili mësoi Kur'an, texhvid dhe mësimet e para të fikhut. Pas mbarimit të shkollës fillore fillon punën si orëndreqës në duqanin e një profesori të Az-harit, Shejh Se'id El Ahmer, në afërsi të xhamisë Emevijje. Pronari i dyqanit pas pak kohe vërejti aftësitë e Abdul Kadrit, e morri ate dhe e çoi të mëson në Xhaminë Emevite në hallkat e Shejh Salih Farfurit gjegjësisht tek nxënësi i tij Abdur Rezzak El Halebij. Duke kërkuar dituri mësoi edhe tek Shejh Mahmud Faiz Ed Dir'atani tek i cili vazhdoi mësimet e Kur'anit. Në hallkat e xhamisë Emevijje vazhdoi mësimet e hadithit, tefsirit dhe fikhut. Përdorja nga ana e disave të haditheve të dobëta dhe atyre të trilluara e nxitën që më tepër t'i përkushtohet shkencës së hadithit. Gjatë kësaj kohe mësoi edhe tek disa dijetar shqiptar siç ishin: Sulejman Gavoçi i ati i Vehbi Sulejman Gavoçit, dhe te Nuh efendiu, i ati i muhadithit të njohur, Muhammed Nasiruddin Albani. Pas pesë vite mësoi zanatin e orëve dhe filloi të punon në duqanin e tij. Në atë kohë me kërkesë të shkollët bëhet mësues në shkollën në të cilën i morri mësimet e para <b>...</b>
Abdulkadër
Arnauti
Shtyllat
Islamit