
Albani i thënë dhe njohur me emrin Ari Etnogjeneza i Albanorëve njeriu më i drejtë i antikitetit dhe më i harruari i historisë së lashtë dhe të sotme. Në përgjithësi për historinë e lashtë të popullit shqiptar kanë qenë të huajt që kanë shkruajtur dhe kanë sjellë vërtetime për lashtësinë tonë. Por ka patur edhe raste të studiuesve të huaj që këto vërtetime i kanë fshehuar ose i kanë keq shpjeguar. Studiuesi grek me origjinë shqiptare Niko Stylos para disa vitesh botoi në gjuhën shqipe librin "HISTORIA E SHENJTË E ARVANITËVE". Në këtë libër Niko Stylo na sjellë dokumeta historike mbi vjetërsinë mijëravjeçare të emrin ALBAN, SHQIPTA, EPIR, ELEN. Studiuesi Niko Stilos është i lindur në Prevezë dhe ka mbi 35 vite që jeton edhe punon në Gjermani. Ai ka rreth 40 vite që merret me studimet parahistorike rreth lashtësisë të gjuhëve të ndryshme europiane. Shkrimi i mëposhtëm është studimi i tij i fundit në dorëshkrim dhe botohet për herë të parë. Pas këtyre zbulimeve dhe mendimeve të dhëna të mëposhtëm s'na mbetet gjë tjetër vetëm se të përkulemi përpara fakteve të pastërta historike dhe shkencore që pa dyshim dëshmojnë qartë se Gadishulli Ballkanik në lashtësi është banuar vetëm nga shqipëtarët dhe të tjerët grekët dhe sllavët kanë ardhur më pas. Duhet thënë se ka ardhur koha të bëhen ndryshe të tjera të mëdha për historinë antike.
niko
stilo
arben
llalla
histori
shqiperia
epiri
pellazget
etrusket
shqiptaret
greqia
iliria
illiret
shqipja
arvanitet
arvanites
arbereshet
arberia