
Drini i jep fund rrugëtimit të tij nëpër Shqipëri për t`u bashkuar me Detin Adriatik, duke krijuar në këtë mënyrë Gjirin e Drinit. Zgjatimet e fushave të Zadrimës, Torovicës dhe të Bregut të Matit takohen në këtë pikë duke krijuar një "principatë" të pazakontë natyrore, atë që ne sot e quajmë Lezhë. Në mes të qytetit gjendet Muzeumi i Skënderbeut, një vepër monumentale e ndërtuar në vitin 1982. Në këtë vend përkujtohen dy ngjarje të rëndësishme: Kuvendi i princave shqiptar i mbajtur në 2 mars të vitit 1444, atëherë kur Lezha ishte në zotërimin e Venedikut dhe kur Gjergj Kastriot Skënderbeu krijoi "Besëlidhjen shqiptare" duke i hapur rrugë unifikimit të kombit shqiptar në histori. Obelisku i Skënderbeut gjendet në mjediset e Katedrales së Shën Nikollës që rrethohet nga kjo ndërtesë e lartë e ngritur mbi 28 kolona, që përkujtojnë 28 nëntorin e parë kur Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë. Ky vend në shekullin e 17-të u shndërrua në xhami, themelet e kultit kristian i përkasin shekullit të 14-të, ndërsa objekti është i tipit bazilike. Këtu gjendet një nga kopjet e përkrenares së Skënderbeut dhe e shpatës së tij. Lezha është një estetikë e gjallë e qytetërimit iliro-shqiptar, kronikania bizantine Ana Komnena e quan Lezhën në shekullin e 12-të një qytet të ngritur në ajër, që mund të "soditet" nga të gjitha anët... Skaje këto të rrethuara me metafora historie, ku çdo njeri jeton midis tyre dhe këtu qëndron sekreti i mbijetesës. Për historianët, Lezha si qytet me hershmërinë e <b>...</b>
lezha
udhetim
beselidhja
skenderbeu
kala
shqiperia
shengjin