
albavizion.net Ndodhemi në fshatin Vasiliki të Trikalas, rreth 350 kilometër në veriperëndim të Athinës, pranë shkëmbinjve të famshëm të Meteoras. Ka dy ditë që një 65 vjeçar grekoaustralian ka filluar gërmimet me lejen e organeve greke, për të zbuluar në bazë të miteve që janë trashëguar brez pas brezi, thesarin e fshehur dhe të pagjetur të Ali Pashë Tepelenës, duke shpresuar të bëhet një Kont i Monte Kristos modern, apo ashtu siç e quajnë vendasit, një Indiana Xhons i ditëve të sotme. Ethet e arit në fshatin Vasiliki, që ka marrë emrin e gruas së Pashait legjendar nga Tepelena, kanë filluar qysh para disa muajsh kur Vangjelis Dhimas, një kërkues i hershëm i thesareve, ka mbërritur nga Australia e largët dhe me një hartë dhe një dokument tepër të rëndësishëm historik dhe planimetrik që ka paraqitur pranë bashkisë së komunës, ka mundur t'i bindë organet vendore se më shumë se 30 tonë ar, në monedha dhe bizhuteri, me një vlerë kolosale, ndodhen të fshehura rreth 35 metra nën tokë. "Megjithëse e di për sa bëhet fjalë përafërsisht, nuk mund t'ua them, por është një sasi tepër e madhe. Nuk e di nëse do të shpëtojë Greqia apo jo, por me siguri do të ndihmojë shumë, jashtë mase", shprehet Vangjelis Dhimas, kërkues i thesarit. Kërkuesi grekoaustralian që foli ekskluzivisht për Top Channel përshkroi edhe fazën në të cilën ndodheshin punimet. "Jemi në një fazë ku po kryejmë një shpim, që të zbresim atje ku unë besoj se gjendet thesari dhe të bëjmë një xhirim me kamera. Më pas do <b>...</b>
Thesari
i
Ali
Pashë
Tepelenës
top
channel
tv