
Ngjarja zhvillohet ne Parma, ne nje familje te thjeshte shqiptare qe ka emigruar nga Shqiperia vite me pare. Femijet ne kete familje, kane lindur dhe jane rritur ne Itali, ashtu si dhe shumica tjeter e femijeve shqiptare, prinderit e te cileve kane emigruar nga Shqiperia. Ata jane integruar me se miri ne jeten parmigiane, shkojne ne shkolle dhe kane miqte e tyre italiane. Nje nga shqetesimet e gjyshit, i ardhur nga Shqiperia per vizite tek djali i tij, ishte edhe ky : - si do te merrej vesh me nipin e mbesen e tij, a dinin ata te komunikonin ne gjuhen e tij? Por duke ardhur ketu, ai e pa me syte e tij se femijet jo vetem qe komunikonin shqip, por dinin dhe ta shkruanin dhe lexonin bukur ate. Ata i tregojne atij per hapjen e shkolles shqipe ne Parma, per mesueset e talentuara te cilat i mesojne gjuhen e nenes, gjuhen e bukur shqipe, ate gjuhe me te cilen kane kenduar poetet tane te medhenj : Naimi, Samiu, Mjeda, Migjeni, Cajupi e deri tek Agolli e Kadare. Gjyshi ngelet i befasuar nga arritjet e tyre, nuk e priste qe keta femije te lindur e te rritur ne Itali te dinin kaq shume per vendin e tyre. Ata i treguan se pervec letersise mesojne dhe historine e gjeografine e Shqiperise. Duke shkuar me ta, per te pare provat e spektaklit qe ata po pregatisin, ai kenaqet dhe mallengjehet per gjithçka sheh e degjon. Shikon nipin e mbesen si kercejne dhe kendojne shqip, por dhe italisht. I kujtohet rinia dhe kenget qe kendonin dikur.. dhe madje fillon dhe ai vete te kendoje me ta <b>...</b>
parma
scanderbeg
shoqata shqiptare
teater
poezi
zela
italia
atedhe
shqiperia
tonbaj